Trasferimi i të dënuarve, nis zbatimi i marrëveshjes me Britanine
Vijon proces i transferimit të personave të dënuar me Italinë, ndërsa me palën greke po përcaktohen modaliteteve për lehtësimin e procesit të transferimeve.Ministria e Drejtësisë në kuadrin e integrimit europian, në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në marrëveshjet dypalëshe, si dhe detyrimit për t’iu përgjigjur kërkesave të shtetasve shqiptarë që aktualisht vuajnë dënimin në shtetet e huajashteti shqiptar ka nënshkruar Marrëveshjen Bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, në Londër në datë 15 Janar 2013 “Mbi transferimin e personave të denuar,” e cila ka hyrë në fuqi në date 11 Qershor 2013. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje fillon nga kjo datë.Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë po vijon procesin e transferimit të personave të dënuar me Italinë. Ndërsa, me palën greke, ka filluar procesi i bisedimeve për përcaktimin e modaliteteve me qëllim lehtësimin e procesit të transferimeve të shtetasve shqiptarë nga Greqia në Shqipëri.