Vijon aksioni i Bashkisë, Hoxha: S’do mbijetojë asnjë ndërtim pa leje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2013, 16:42
Bashkia e Tiranës vazhdon prishjen e ndërtimeve pa leje në territorin e saj. Kësaj radhe operacionet e saj janë fokusuar në zonën e ‘Don Boskos’, ku kishte filluar ndërtimi i një kati tjetër mbi pallatin 10 katësh.Florenc Hoxha, drejtor i policisë bashkiake në Bashkinë e kryeqytetit u shpreh se askush në territorin e Tiranë nuk do të ndërtojë pa leje,ndërsa aksione të tilla do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj periudhe.
“Inspektoriati Ndërtimor po vazhdon në mënyrë të pandërprerë goditjen e çdo ndërtimi pa leje në qytetin e Tiranës. Ne jemi të vendosur të godasim dhe nuk do të tolerojmë asnjë ndërtim, pra asnjë ndërtim pa leje në qytetin e Tiranës nuk do të mbijetojë. Gjithashtu, u kërkoj qytetarëve që të na ndihmojnë, duke telefonuar në numrat tanë pa pagesë për të denoncuar çdo konstatim të ndërtimeve pa leje. I garantojmë ata se Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake e Tiranës janë në dispozicion të tyre 24 orë në 24, për të parandaluar të gjithë ndërtimet pa leje” – u shpreh z. Hoxha.Bashkia Tiranë ditën e fundit ka filluar një aksion të gjerë për prishjen e ndërtimeve pa leje, kryesisht shtesa në pallate apo edhe shtim të kateve pertej atyre ekzistuese.