Berisha: Votoni alternativën e suksesit. Rama aventurier, ndahet e martohet për zgjedhje
Kryeministri Berisha ka prezantuar sot kandidatët për deputet të PD-së në Rrashbull të Durrësit ku u ka kërkuar banorëve të kësaj zone të votojnë numrin 44.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se qytetarët në 23 qershorit do të përballen me dy alternative, atë të suksesit dhe alternativës së rreme."Po shkojmë drejt 23 qershorit, ditës së vendimit të madh. Dy alternativa përballen ne keto zgjedhje, ajo e mundit dhe djerses suaj, e suksesit, që ka bërë që këto vite bizneset të dyfishohen, që fermat të rrisin prodhimin, të asfaltohen rrugët, të mos ndërpritet energjia elektrike, të lëvizim të lirë në Evropë, të anëtaresohemi në NATO, të meritojmë statusin e vendit kandidat; alternativa tjetër bazohet në vitin zero, në atë që ai shpall Shqipëri të gënjeshtërt, sipas së cilës vilat që keni ndertuar nuk ekzistojnë, por janë bunker të zinj, rrugët e shtruara nuk ekzistojnë” tha Berisha.Berisha: Socialistët t`ua japin votën e tyre zhvillimit e jo rrënimitMë tej kreu i Partisë Demokratike ftoi socialistët të bashkohen me votën e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe jo për rrënimin.“Janë dy modele, ai i Sali Berishës, që beson te vendi, familja, zoti, që është 20 vjet në politikë dhe jeton në apartament 125 m katrorë, që ka bërë gjithçka në interes të vendit e kombit të tij, është përpjekur për anëtaresimin në NATO, për statusin e vendit kandidat, që mbrojti ekonominë nga kriza lubi që po përpin ekonominë e vendeve të tjera. Në krahun tjetër keni një politikan që gjithë ditën flet për shkatërrim, hekura, burgje, një njeri që ka faktuar se çfarë janë për të vlerat e familjes" tha Berisha.Kryeministri gjithashtu premtoi investime të tjera në infrastrukturë, ujësjellësa, kanalizime, ulje të taksave dhe rritje të punësimit."Këto vite në komunën e Rrashbuallit , në rrugë, ujësjellësa, kanalizime kemi investuar rreth 40 milionë dollarë. Unë jam këtu për tu zotuar se do investohen 3 herë më shumë në mënyrë që ju të keni infrastrukturën më moderne, të një komune të vendeve të zhvilluara. Do të bëjëm gjithçka që me uljen e taksave të rrisim biznesin dhe punësimin tuaj. Do të trefishojmë grantet për fermat dhe fermerët në mënyrë që të rrisni më tej punësimin” tha Berisha.Berisha premtoi gjithashtu që brenda vitit do të merren tapitë e tokave dhe të shtëpive, duke përfunduar kështu procesin e legalizimeve.Berisha në Kënetë të Durrësit: Së shpejti miratohet projekti TAP