Arvizu nga Fieri: Liderët të paaftë për të arritur kompromis

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu kritikoi me një gjuhë të ashpër liderët e politikës, duke i konsideruar të paaftë për të gjetur konsensusin për të konsoliduar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Diplomati amerikan shprehu sërish shqetësimin për ngërçin në KQZ, kur duhen dhe 9 ditë nga zgjedhjet. Gjatë vizitës që pati në qytetin e Fierit, Arvizu ndër të tjera tha se Ambasada amerikane do të ndjekë nga afër proçesin e votimit elektronik në këtë qark."Mendoj qe kemi folur gjeresisht lidhur me shqetesimet per KQZ. Ështe vertet per të ardhe keq qe KQZ nuk eshte konstituuar plotesisht dhe kjo nuk ndihmon ne zhvillimin e proçeseve zgjedhore siç jane skicuar per te funksionuar. Nuk eshte asnjehere vone. Supozoj qe duhet te kete nje vullnet nga partite politike qe te gjendet nje menyre qe KQZ te jete e konstituuar. Te gjitha palet duhet te bejne kompromis nga pak dhe udheheqësit shqiptare duket se jane te paafte per ta bere kete gje. Deshiroj te falenderoj pjesemarresit, sepse debati eshte i rendesishem. Stili i ketij lloji debati eshte ndryshe nga ai që audienca shqiptare eshte mesuar, por eshte dicka qe votuesit amerikan presin, por qartasi qe Shqiperia nuk eshte Amerike. Besoj se ne cdo demokraci votuesi duhet te jete i informuar dhe per ta bere kete eshte e rendesishme te degjohet nga kandidatet ne menyre te drejteperdrejte se cili eshte qendrimi i tyre per ceshtje te caktuara. Ne qofte se doni te shikoni nje aktivitet ku shpenzohet shume per aredimin skenik ndiqni “Kenga magjike 2013" u shpreh Arvizu.Gjatë takimit në Bashkinë e qytetit, kryebashkiaku Baftjar Beqaj e njohu Ambasadorin amerikan me infrastrukturën zgjedhore, duke nisur me listat e votuesve, dekorin në qytet, zhvillimin e aktiviteteve politike etj. Zeqaj tha se janë marrë masa edhe për qendrat e numërimit, sigurimin e kushteve të përshtatshme si për numëruesit, ashtu edhe për vëzhguesit.