Dita botërore e dhurimit të gjakut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2013, 13:50
Dhuroni gjak që të shpëtoni jetë. Në ditën botërore të dhurimit të gjakut Kryqi i Kuq shqiptar ka organizuar një fushatë për dhurim vullnetar të gjakut.Arjana Deliana kordinatore e dhurimit të gjakut pranë Kryqit të Kuq shprehet se në Shqiqëri mungon kultura e dhurimit të gjakut dhe bën apel që njerëzit të ndërgjegjësohen se dhurimi është një akt shumë humanitar.Stina e verës është një prej periudhave më të vështira për bankën e gjakut në Shqipëri pasi ulet numri i dhuruesve dhe shtohen shumë aksidentet ndërkohë që nevojat për gjak në vend sa vijnë e shtohen.