Topi: Politikat, jo nga zyrat. Politikanët të prekin realitetin

Kreu i FRD-së Bamir Topi vizitoi sot tregun e rrobave të përdorura në njësinë bashkiake numër 3 në kryeqytet.Ndërsa ka evidentuar kushtet aspak të favorshme në këtë treg ka apeluar për politika dinjitoze, që behet duke prekur realitetin e jo duke qëndruar nëpër zyra."Kjo shtresë e presekutuar, pasi presekutimi vjen edhe nga mungesa e ndjeshmërisë së politikanëve.  Sot po e shoh nga afër këtë treg dhe do të ftojë cilindo që mos ti bëjë politikat nga zyra por të vijë ta prekë realitetin këtu. Duhet të ketë politika dhe ne do të kemi politika specifike pasi çdo njeri ka të drejtë të bëjë një jetë reale.  Ne kemi përgatitur një program shumë profesional për këtë shtresë. Ne vuajmë sot nga djeshmëria e politikanëve të cilët kur futen nëpër zyra harrojnë realitetin" tha Topi.Topi premtoi politika specifike për komunitetin rom duke theksuar se këto politika do të shkojmë në një standart të harmonizuar në të gjithë territorin e Shqipërisë."FRD-ja me programin e saj do të mendojë njësoj për të gjithë kontigjentin e popullsisë që ka problem me arsimin, strehimin, mbijetesën. Jeta e tyre do të ndryshojë në mënyrë esenciale me politikat tona” shtoi Topi.