Publikohet raporti i mbikqyrjes financiare, BSH: Kreditimi është ulur
Viti që lamë pas ka qenë një ndër vitet me kreditim më të ulët që prej 2008 ndërkohë që e njëjta tendencë do të vazhdojë edhe për këtë vit. Sipas Raportit të Bankës së Shqipërisë kredia gjatë vitit 2012 është rritur vetëm me 2 % nga 15.3 % që u rrit një vit më parë. Edhe pse ka pasur një rritje me 7% të depozitave për vitin 2012, kjo nuk ka pasur reflektim në nivelin e kreditimit të ekonomisë.Kreditë më të këqia vlerësohen ato të marra nga bizneset, fakt që tregon për krizën ekonomike që ka përfshirë Shqipërinë. Ndërkohë sipas raportit të Bankës së Shqipërisë bankat e nivelit të dytë gjatë viti që lamë pas kanë pasur fitime që kanë arritur në 3.8 miliard lekë, ndërkohë që një vit më parë fitimet e tyre vlerësoheshin vetëm 706 milion lekë.Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat e bankave nga ekzekutimi i kolateraleve janë rreth 20% e shumës së kredive që ndodhen në proces ekzekutimi. Gjatë prezantimit të Raportit të Mbikëqyrjes për vitin 2012, ekspertë të Bankës së Shqipërisë u shprehën se proçesi i ekzekutimit ka përmirësime që pa miratimit të ligjit për përmbaruesit privat dhe pritet të shtohen pas miratimit të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Civile.Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga ekzekutimet shkojnë afërsisht sa 6% e vlerës së kredive me probleme dhe ky është një tregues relativisht i mirë krahasuar me vendet e tjera. Bankat e nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë operojnë kryesisht me kapital të huaj dhe vetëm 3 janë me kapital shqiptar. Ndërkohë që kryesisht në banka veprohet me monedhën euro më pas dollari dhe leku shqiptar renditet i treti.