Sequi: Për të marrë vendimet KQZ duhet të ketë mbi 4 anëtarë

Bashkimi Europian ka nisur përpjeket e fundit për të bindur palët politike të rikuperojnë kohën e humbur dhe të plotësojnë KQZ-në, duke shprehur shqetësimin, se me vetëm 4 anëtarë ky insitucion nuk mund të marrë vendime.Kryediplomati i BE-së, takoi kryesocialistin Edi Rama, dhe në bisedën prej afro 1 e 60 minutash tha se  vëmendje e veçantë iu kushtua KQZ.I pyetur nga “Ora News”,nëse KQZ-ja që aktualiosht funskion vetëm me 4 anëtarë, mund të certifikojë zgjedhjet, ambasadori Sequi tha: “Bisedova me zotin Rama edhe për çështjen e KQZ-së mes të tjerash. Kam ndjekur deklaratat e ambasadorit Arvizu dhe shefes së misionit të OSBE/ODIHR-it  Conny McCormack dhe pozicioni ynë është i njohur që Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve të marrë vendimet duhet të ketë më shumë se 4 anëtarë. Meqë përmendët ambasadorin Arvizu do të takohem edhe me të dhe BE-ja dhe SHBA-ja do të ndajnë së bashku opinionin  për procesin zgjedhor”.Dipolomati i Unionit Europian, tha se biseda me Ramën ishte në vazhdën e një sërë takimesh që ai do të zhvillojë me autoritetet e larta shqiptare për procesin zgjedhor."Po unë kisha një takim me Ramën ashtu siç po bëj disa takime me autoritet e larta shqiptare si ambasador i Bashkimit Europian.  Arsyeja është për të shkëmbyer dhe për të treguar pikëpamjen tonë për procesin zgjedhor” shtoi Sequi.Një ditë me parë, edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, tha se KQZ-ja me katër anëtarë mbetet një shqetësim, pasi nuk mund të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve. 10 ditë nga dita e zgjedhjeve, KQZ-ja funksionon vetëm me 4 anëtarë të propozuar nga mazhoranca.Opozita kërkon rikompozimin e institucionit të administrimit të zgjedhjeve, pas shkarkimit të anëtarit të LSI-së, ndërsa kryeministri Berisha konsideron se zgjidhja e vetme e këtij ngërçi është rikthimi në detyrë i anëtarëve të larguar, ose paraqitja e kandidaturave të reja nga ana e opozitës.