Atentat mafioz në qendër të Elbasanit, ekzekutohet i sapoliruari nga burgu
Një i sapoliruar nga burgu është ekzektuuar në një atentat mafioz në qëndër të Elbasanit. Sipas raportimeve të para të marra nga vendi i ngjarjes viktima është Hyqmet Pisha, i cili ka qenë i dënuar më parë me 18 vite burg, kurse si pasojë e atentatit ka mbetur e plagosur dhe shtetesja Lindita Kalladeji, e cila po priste ne rradhe per tu pajisur me çertifikatë prane gjendjes civile, zyrat e se ciles jane ngjitur me lokalin ku ndodhi atentati.Viktima Hyqmet Pisha sapo ishte liruar nga burgu, pasi ishte denuar nga gjykata me 18 vjet heqje lirie si autor i vrasjes se shtetasit Qemal Kore.Nga hetimet e para të unifromave blu rezultoi se viktima eshte qelluar me 7 plumba dhe nje prej pistave te mundshme eshte ajo e hakmarrjes, nderkohe qe ende nuk eshte bere e mundur ndalimi apo identifikimi i autorit te ngjarjes.Njekohesisht mesohet se te shtenat kane ardhur nga nje automjet ne levizje me targa te huaja KJ 53 LUD, ku vetem pak minuta me pas ka gjetur te braktisur ne periferi te qytetit dhe mjetin e autorit te dyshuar per krimin ndersa ka identifikuar te dyshuarin per vrasjen, shtetasin Festim Kora.Policia e Elbasanit ben me dije se shtetasi i sipermendur, i dyshuari kryesor per vrasjen e Hyqmet Pishes eshte i aferm i Qemal Kores, shtetasit te vrare nga Pisha ne '97, andaj dhe pista kryesore e hetimit te bluve lidhur me ngjarjen qe tronditi diten e sotme Elbasanin mbetet ajo e hakmarrjes.