Mediu premton zgjidhje për pronat, kreu i PR takime në Fier dhe Rrogozhinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2013, 16:57
Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu zhvilloi nje takim elektoral ne qytetin e Fierit, ku prezantua edhe kandidati per deputet Iljaz Haxhiaj.Gjate fjales se tij, zoti Mediu duke vleresuar figuren e zotit Haxhiaj u shpreh se perzgjedhja e Haxhiaj vjen si nje vlere e shtuar ne kontributin e PR ne koalicionin e djathte.Gjithashtu Mediu u ndal edhe te çështja e pronës, për të cilën premtoi zgjidhje.Me pas kreu i PR zhvilloi edhe nje takim me simpatizante te Partise Republikane ne Rrogozhine, ku strukturat lokale shprehën angazhimin maksimal per nje fushate korrekte si dhe maksimalizim te votes republikane.