“Tironsit për Rilindjen”, Rama: 23 qershori, për të zgjedhur mes rrënimit dhe rilindjes
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot se zgjedhjet e 23 qershorit janë historike për vendin, pasi nuk janë zgjedhje mes dy palësh, por janë zgjedhje mes rrënimit dhe rilindjes së vendit.Duke folur në një aktivitet me temë “Tironsit për Rilindjen”, kryesocialisti Rama tha se në 23 qershor shqiptarët do të zgjedhin se çfarë Shqipërie dëshirojnë.“Zgjedhjet e 23 qershorit është më tepër se zgjedhja mes dikujt e dikujt tjetër. Ka moment në historinë e një vendi ku zgjedhjet janë më shumë se zgjedhje mes palësh. Zgjedhjet në vitin 92 ishin zgjedhje mes të shkuarësh dhe të ardhmes, zgjedhjet e 23 qershorit janë zgjedhje mes rrënimit të mëtjeshëm dhe një rilindje qytetare. Janë zgjedhje për të marrë një vendim për çfarë Shqipërie duam nesër që ti ngjajë më shumë për keq kësaj që kemi tani. Është një zgjidhje mes kësaj Shqipërie ku ka krim, pasiguri, konflikte pronash, papunësi të madhe, arsim jocilësor, analfabetizëm, sistem shëndetësor të falimentuar, sistem shëndetësor të korruptuar, ndotje, plehra dhe plot probleme të tjera; dhe një Shqipërie ku puna të mos jetë privilegj, por dinjitet i secilit, një Shqipërie që të ofrojë shërbime, njësoj si për ata që kanë, si për ata që s'kanë, një Shqipërie normale ku të ketë vaditje të tokave, dhe jo tharje të tyre kur është verë dhe përmbytje kur ka reshje” tha Rama.Kryesocialisti Rama premtoi se hallet e popullit do të jenë hallet e tij, problemet e tyre do të jenë problem i tij dhe përpjekjet e njerëzve do të jenë përpjekjet e tij."Ju siguroj duke votuar për PS-në dhe nr 29 ne nuk do të bëjmë magji sepse nuk kemi shkop magjik por një gjë zotohem që hallet e njerëzve do të jenë hallet e mia, problemet e njerëzve do të jenë problemet e mia sepse unë kam bindjen se Shqipërisë i ka munguar shteti” tha Rama.Tabaku: "Tironsit" rilindën më 8 maj 2011, duke mohuar modelin e Ramës Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje për takimin e Ramës me "tironsit" duke theksuar se Rama u kujtua pas 11 vjetësh për ta.Ndërsa iu drejtua kryesocialistit me një sërë pyetjesh Tabaku theksoi se “Tironsit” mohuan modelin e Ramës në 8 maj.“Edi Rama u kujtua sot për rilindjen e tironsve, duke u fshehur pas Lindës. Si tironse, kam disa pyetje: Pse për 11 vjet z. Rama ia bllokoi këtyre njerëzve këtu, zhvillimin e pronës dhe Linda heshti?! Pse e vetmja pronë tironsish që u zhvillua në gjithë qytetin e Tiranës, edhe pse në kundërshtim me ligjin ishte prona e znj. Rama?! Pse nuk u dha sot asnjë sqarim për tironsit, për kërcënimin që ish-kryetari i Bashkisë bëri se në qoftë se vjen në pushtet, ai sërish do u mohojë zhvillimin e pronës këtyre njerëzve?! Tironsit, z. Rama rilindën më 8 maj të vitit 2011 dhe rilindën duke refuzuar me votë modelin tënd. Sot, koha jote ka mbaruar!” tha Tabaku.