Berisha në Laprakë: Shqipërinë se bëri grushti stalinist, por dy gishtat e shqiptarëve
“Do bëjmë gjithcka për të ndërtuar Tiranën e ëndrrave tuaja. Ju erdhët kutu nga të katër anët e Shqipërisë për të bërë të vërtetë ëndrrën tuaj. Zoti Rama jam sot këtu para qytetarëve të të them vetëm dy fjalë. Shpesh ti je i kompleksuar me origjinën e qyetarëve, je i gabuar, në jug dhe veri, lindje dhe perëndim, qytetarët kërkojnë vetëm një gjë nga politikanët, ndershmëri dhe trajtim të barabartë. Pyete veten cfarë bërë 11 vjet për këta qytetarë? Është ky kompleks , i fajit, braktisjes për 11 vjet të tyre që nuk të lëshon. Për ta, Shqipëria është në cdo pëllëmbë të vendit” tha ai.
Lideri i mazhorancës nuk ka kursyer një përgjigje edhe për sulmet e Ramës nda simbolit të demokracisë, dy gishtat, duke e siguruar atë se ashtu sic me dy gishtat Shqipëria njohu sukseset më të mëdha të saj, do të kurorëzojë dhe fitoren e PD në 23 qershor.
“Fitorja është në dorën tuaj. Zoti Rama që vërsulesh me urrejtje kundër dy gishtave je i gabuar se me këta dy gishta përmbysëm regjimin e etërve të tu, me këta dy gishta anëtarësuam Shqipërinë në NATO, hoqëm vizat, merituam statusin e vendit kandidat. Nder atyre që me dy gishta firmosën historinë e Shqipërisë, lirinë. Bashkohuni me ne me dy gishtat lart për të kurorëzuar fitoren e PD në 23 qershor. Shqipërinë se bëri grushti stalinist, por dy gishtat e burrave , grave dhe vajzave shqiptare”-deklaroi Kryeministri.
Duke u ndalur në programin e PD, Kryeministri tha se katër vitet që vinë do jenë vite të punësimit dhe rritjes së mirëqënies së kryeqytetasve dhe mbarë qytetarëve të vendit.
“Katër vitet që vinë qeveria do bëjë gjithcka për puNësimin tuaj, mirëqënien tuaj, jemi të venDosur të krijojmë dhjetëra e mijëra vende pune, me hapjen e dy parqeve logjistike, kantierëve të Tiranës në shek 21, bulevardin e ri, tramvajin, sistemimin e lumit. Jemi të vendosur të punësoheni ju sepse 4 vitet që vinë në Tiranë, mbarë Shqipërinë do dyfishojmë turizmin dhe do rrisim ndjeshëm punësimin në industrinë e turizmit. 4 vitet që vinë, Shqipëria vendi lider për energjinë në rajon do jetë ëndrra që do ta bëjmë realitet. Në të katër anët e vendit do punësohen dhejtëra e mijëra shqiptarë. Ne do ju punësojmë ju, sepse ne brenda këtij viti do marrim statusin e vendit kandidat. Ne do tu punësojmë sepse Shqipërinë dixhitale do ta kthejmë në vend lider në rajon, duke dyfishuar numrin e punonjësve” përfundoi Kryeministri.
Berisha: Akuzat e Ramës për konçensionet gjuhë e vjetër, kemi nevojë për kapital të huaj
Objektivi për Shqipërinë e Zhvilluar nuk mund të njohë realizim pa dorën e investitorëve të huaj. Kjo ka qenë deklarata e Kryeministrit Berisha gjatë një bashkëbisedimi me banorë të njësisë bashkiake numër 1 në Tiranë, duke iu përgjigjur kështu deklaratave të Edi Ramës në Klos dhe Bulqizë për prishje të kontratave konçensionare. Kryeministri nënvizoi se konçensionet janë një nga levat më kryesore të këtyre investimeve, ndërsa garantoi se qeveria do ofrojë cdo lehtësirë për të zbarkuar në vend flamuj të mëdhenj kompanish.

“E vërteta është që nëse ka një vend në botë që ka nevojë jetike për investime të huaja, është Shqipëria. Ne i kishim të ndaluara me Kushtetutë, pastaj rajoni në luftë, rreziqe ka. Tani në dolëm në paqe, u anëtarësuam në NATO dhe ne kemi bërë me forma më serioze studimin e të gjitha kapaciteteve thithëse të investimeve në Shqipëri. Falë kësaj klime, taksës së ulët, ne regjistruam një rritje prej 316% të investimeve të huaja. Ne po ecim drejt, por ajo që thoni ju, absolutisht janë koncesionet një nga levat më kryesore të këtyre investimeve. Në Devoll ka nisur investimi 1 miliard euro. Ky njeri qe ka vetëm një politikë, bllokim, thotë unë do t’i largoj këta. Kjo është gjuhë e vjetër, ne kemi nevojë për kapital të huaj. Ne për katër vitet që vijnë kemi vendosur të përgatisim projekte vetë me firma të mëdha për resorte turistike dhe t’ua ofrojmë kompanive. Do bëjmë gjithçka që në Shqipëri të zbarkojnë flamuj të mëdhenj të kompanive. Do tu ofrojmë 5 vjet pa asnjë lloj takse dhe shumë lehtësira të tjera. Ne kemi një projekt që të tërheqim sa më shumë. Ka shumë forma për të nxitur. Sidoqoftë, ne jemi në filozofinë tonë, parti e taksave të ulëta. Ne besojmë tek iniciativa e lirë e individit. Shoku i autobusit mavi thotë, po t’ja marrësh listën e shpenzimeve ky trefishon shpenzimet. Thotë do vë taksën progresive vetëm tek 5% se të tjerëve do t’ua ul. Skema e tij është skema totale e largimit të investitorëve të huaj, shkatërrimit të vendeve të punës. Taksa e sheshtë është e shkëlqyera. Ka ngjallur një shqetësim shumë të madh deklaratat e tij të papërgjegjshme se do kthej taksën progresive. Ka ngjallur një rrënqethje tek investitorët e huaj në Shqipëri. Në 23 qershor jam i bindur që qytetarët shqiptarë do t’i përgjigjen kërcënimeve të politikës së tij fiskale në mënyrën e merituar” tha ai.
Legalizimi i banesave, tapitë për shtëpitë e ndërtuara para ’90, ndotja akustike dhe oraret e urbaneve, kanë qenë disa nga shqetësimet e ngritura nga kryeqytetasit, për të cilat Berisha dha këto përgjigje:

“Janë dy vendime që i japin përgjigje përfundimtare marrjes së tapive të gjithë atyre që kanë ndërtuar para vitit ‘ 91 në tokën e tyre. Absolutisht e tëra do bëhet me shpejtësinë më të madhe, pa diskutim. Procedura e përcaktuar nga qeveria është e shpejtë dhe e saktë. Për ndotjen akustike, absolutisht është e papranueshme që për të bërë para për veten tënde të prishësh gjumin apo qetësinë e të tjerëve. Të jeni i bindur që ligji do rreptësohet shumë. Edhe ju për shtëpitë e prishura do shpërbleheni absolutisht. Sigurisht që do shpërbleheni. Rrugë do ndërtohen, por ju garantoj që do merrni paratë. Ke dokumentet, do marrësh shpërblimin. Sa i përket transportit, nëse ka një shërbim bazë që Bashkia duhet t’i garantojë qytetarit është transporti. Kjo është një kërkesë shumë e drejtë. Në rastin konkret, Tirana ka patur dhe ka akoma një transport problematik, por në mënyrë të padiskutueshme do shkojë drejt zgjidhjes. Vendosja e linjave të tramvajit, hapja ndaj kompanive të tjera, do disiplinojë në shkallën më maksimale respektimin e orareve dhe aboneve. Kompanitë ankohen se janë çmimet e ulëta. Nëse kjo provohet, mund të provohet unë nuk them as po as jo, por nëse faktorët që kostoja është më e lartë, bashkia duhet tu subvencionojë naftën atyre, ose do të rriten çmimet. Nuk jam për rritjen e çmimeve. Po punohet shumë për tramvajin e Tiranës. Tirana do ketë tramvajin e vet, në mënyrë të padiskutuar” tha ai.
Duke ju referuar kundërshtarit politik, Berisha tha se alternativa e PS-së është e braktisur sepse qytetarët nuk mund të pranojnë rritjen e taksave , ndërsa nuk la pa ironizuar edhe deklaratat e kryetarit të PS-së për moshën e tij.
“Ju e arkivuat atë si kryetar bashkie. Tani ky zotëria pasi ka humbur çdo betejë me Sali Berishën, nga e para tek e fundit, pasi ka një mungesë totale argumentesh dhe alternativa e tij është e braktisur. Ai ka blerë lentet e kamerave për ta bërë njeriun trefish, sepse e kanë braktisur, pasi ka paraqitur alternativën më të rëndë për rritje taksash për vendin.Rama thotë ma lësho ti se je lodhur dhe të vi unë i çlodhur. Eshtë aq vulgar, aq naiv sa nuk ka ku të shkojë. Ka humbur çdo betejë me mua dhe tani ka dalë me tezën ma lësho ti se se marr dot. Dhe unë kam tezën time, ne do vazhdojmë të lodhemi çdo ditë sepse njeriu që ka ndërmend të punojë do lodhet. Ti rri në kuti, rri në autobus dhe vazhdo” theksoi Berisha.
I sigurt për fitoren e demokratëve në 23 qershor, kryeministri Berisha premtoi se do ta shndërrojë fitoren në mirësi për qytetarët, duke premtuar më shumë punë për qytetarët, kryesisht për të rinjtë, rritje të pensioneve dhe lehtësira në shërbime për pensionistët, rritje të mëtejshme të rrogave për arsimtarët dhe profesionet të tjera.
Në përfundim të bashkëbisedimit, shefi i mazhorancës i është përgjigjur dhe interesit të një të riu lidhur me integrimin europian.
“Me zhvillimin e zgjedhjeve, ne statusin e vendit kandidat e marrim brenda këtij viti, kjo është e sigurt. Ka një vetëdije të gj