Dollapi: Kemi shlyer një sërë borxhesh, janë rritur rrogat e punonjësve

Vetëm 4 muaj pas kalimit në administrim shtetëror Cez Shpërndarje ka përmirësuar ndjeshëm situatën financiare.Në një deklaratë për mediat administratori Sahit Dollapi  është shprehur se tashmë janë shlyer pjesa më e madhe e borxheve ndaj kompanive dhe është përmirësuar furnizimi me energji elektrike. Pavarësisht këtyre aspekteve pozitive Dollapi deklaron se ka ende punë për tu bërë.Sipas Dollapit si rjedhojë e përmirësimit të financave por edhe si pasojë e performancës në punë punonjësit  e CEZ-it tashmë marrin rroga më të larta.Administratori i CEZ-it premtoi se së shpejti do të prezantohen edhe masat për të shmangur mbifaturimin një problem ky mjaft i ndjeshëm për konsumatorët.