Ligji për transmetimet televizive, OSBE e shqetësuar: Po ju monitorojmë

Projektligji për transmetimet televizive në Shqipëri ka qenë pjesë e shqetësimeve të ngritura gjatë prezantimit të raportit vjetor të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë për Lirinë e Medias.Komisionerja për lirinë e medias në Vjenë, Dunja Mijatovic ka dorëzuar raportin e radhës për lirinë e shtypit në botë në Këshillin e Përhershëm në Vjenë, ku thuhet se ky projekt-ligj rrezikon rregullatorin kombëtar të transmetimit.Në raport citohet se Mujatoviç i ka shkruar kryeministrit Berisha në mars, duke shprehur shqetësimin lidhur me projektligjin për transmetimet duke sugjeruar se ligji i miratuar nga Komisioni për Edukimin dhe masmedian nuk është bërë me konsensus për Këshillin Kombëtar të Radio Televizionit, KKRT, dhe transmetuesin publik, RTSH, pra duke rrezikuar se të dy institucionet do të mbeten instrumente politike të shumicës parlamentare.