Meta marrëveshje të rëndë me Ramën, 40% të pushtetit e administratës
LSI ka zbuluar sot marëveshjen që kjo forcë politike ka me Partinë Socialsite. Ka qenë kandidati i kësaj force në Gjirokastër, Vangjel Tavo, i cili ka deklaruar se në bazë të kësaj marrëveshje LSI do të marrë pas 23 qershorit 40% të pushtetit dhe administratës që do të dalë.Rama dhe Meta firmosën pasditen e 22 prillit në Shkodër marrëveshjen e bashkëpunimit për këto zgjedhje pa sqaruar asnjëra prej palëve se çfarë konkretisht ajo përmbante.Pas deklaratës që deputeti Nasip Naço bëri nga Berati për Ilir Metën kryeministër u bë një rivalitet midis dy forcave politike.Në takimet elektorale të kryetarit Rama të gjithë ata që marrin fjalën i drejtohen Ramës si Kryeministri i ardhshëm, ndërsa nga kampi i LSI si kryetari dhe eksponentë të tjerë janë shprehur se posti kryeministror do të varet nga pesha që çdo forcë politike do të ketë në këto zgjedhje.Në 2 Shtator të katër viteve më parë nga marrëveshja me PD, LSi mori 20% të drejtuesve të çdo niveli, 3 ministri, postin e zv. kryeministrit dhe atë të numrti dy të kuvendit. Me marrëveshjen që Tavo ka zbuluar, LSI-së i takon të marrë gati 50% të posteve ministrore dhe të administratës.