Berisha: 10 ditë na ndajnë nga fitorja, Rama t`ju kërkojë falje për fyerjet

Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot në Poliçan kandidatët e Partisë Demokratike për deputetë.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha premtoi punësim, infrastrukturë rrugore moderne dhe rritje të rrogave dhe pensioneve.Ai deklaroi se qeveria është e vendosur të ndërtojë infrastrukturën më moderne në gjithë vendin, në të cilat do të punësohen mijëra qytetarë në mbarë vendin.“Me deputetet tuaj do të bëjë gjithçka në mënyrë që të mbështesim përpjekjet tuaja për punësim dhe jetë më të mirë, rroga dhe pensione më të larta “ tha Berisha.Berisha premtoi se do të bëhet gjithçka që bota të njohë Kanionet dhe Malin e Tomorrit. “Ne do të bëjmë gjithçka që çdo burim uji të shndërrohet në burim energjie” tha kryeministri.Kryeministri Berisha, deklaroi më tej se vendi këto ditë ndodhet në prag të një vendimi të jashtëzakonshëm të historisë, vendimit për gazsjellësin transadriatik, projekti i cili do të bëjë gazifikimin e vendit, por edhe punësimin e dhjetëra-mijëra qytetarëve shqiptarë.Kryeministri Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Poliçanit dhe të Skraparit të votojnë Partinë Demokratike për të qënë sipas tij bashkëautor të fitores së madhe në 23 qershor."Edhe 10 ditë nga ndajnë nga fitorja.  Ju ftoj ju të bëheni bashkëautor në fitoren e madhe, fitoren për punësimin tuaj, fitoren për mirëqënien tuaj, për shtimin e pasurive të mëdha në vlera për qytetarët, për integrimin në BE, fitoren për një të ardhme më të mirë, për një jetë më të mire” theksoi kryeministriBerisha:Rama t`u kërkojë falje për fyerjet gjeografikeGjithashtu kryeministri Berisha iu drejtua sërish kreut të LSI-së Ilir Meta që të sjellë në Skrapar aleatin e tij Edi Rama që t`I kërkojë falje për fyerjet që u ka bërë këtyre banorëve." I kërkoni zotit Meta të sjellë Ramën e tu kërkojë falje për origjinën e gjeografinë. Një ditë ai fyen se je nga Tropoja, një ditë nga Skrapari, do vijë ketu e do u thotë se jam nga Skrapari. Ky bëhet një personazh qesharak por fyerjen me gjeografi, fyerjet kolektive janë të dënueshme” tha kryeministri.Berisha: Ylli, miliarder që humbi mandatin se shkeli KushtetutënKryeministri Berisha ka ftuar banorët e Poliçanit të votojnë kandidaturën e PD, duke akuzuar kandidatin e PS-së, Fidel Ylli.“Ylli është miliarder që humbi mandatin në parlament se radion ia dha motrës duke shkelur Kushtetutën dhe e beri milionere brenda natës, Astrit Velia është biznesmen, por me paratë e tij hapi universitetin e parë në vend me tarifa publike për ju, për Beratin, Skraparin e mbarë vendin. Besoj se kjo përbën një dallim të madh midis vlerave, atdhetarizmit dhe respektit karshi jush, kundër makutërisë e pangopësisë së Yllit” tha ai.Berisha: Socialistët të bashkohen me ne, ecim drejt BE