Protestë para "Shtëpisë së Flamurit", incident mes të rinjve dhe pronarëve të banesës

Lajmi se “Shtëpia e Flamurit” pas shembjes së saj do ti nënshtrohet rindërtimit ka nxjerrë në protestë një grup të rinjsh të qyetit të Korçës. Arsyeja e protestës sipas të rinjve është konfuziteti nëse bëhet fjalë për rindërtim të ndërtesës ekzistuese apo jo.“Shtëpia e Flamurit po kthehet në një grope. Nuk dihet se në çfarë do të kthehet, në kazino apo objekt tjetër. Protestojmë për idiferencën e qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës që po lënë të shkatërrohet ky monument kulture” janë shprehur ata.Ndërkaq gjatë protestës janë regjistruar edhe incidente, ku mësohet se pronari i shtëpisë ka goditur njërin nga të rinjtë protestues.Shtëpia e Flamurit u dëmtua në korrik të vitit të shkuar nga persona të paidentifikuar. Ndërkaq bashkia ka miratuar një fond prej 90 mln lekësh për rindërtimin e saj.