Topi: Problem garantimi i votës, të plotësohet urgjentisht KQZ-ja

Kreu i FRD-së Bamir Topi ka zhvilluar sot një takim me vëzhguesit e kësaj force politike për zgjedhjet e 23 qershorit.

Në fjalën e tij, Topi  ndërsa ka shprehur shqetësim për garantimin e votës në 23 qershor ka bërë thirrje për plotësimin urgjent të vendeve vakante në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.“Problem është garantim i votës që qytetarët do adresojnë për FRD. Në cdo vend tjetër do ishte e pakuptimtë që Partitë politike të angazhoheshin në mëmnyrë impenjative pasi do ia garantonte ligji dhe ajo që mungon këtu, shteti. Shteti do i garantonte korrektësinë e zhvillimit, administrimit dhe numërimit të votave. Por në Shqipëri ka probleme të jashtëzakonshme me zbatimin e ligjit nga persona që janë ngarkuar me ligj" tha Topi.Gjithashtu kreu i FRD-së theksoi se vëzhguesit e kësaj force politike që do të jenë të shpërndarë në të gjithë territorin e vendit nuk do të lejojnë tjetërsimin e votës."Ju e keni parë dhe e keni dëgjuar për mungesën e besueshmërisë së zgjedhjeve në Shqipëri që në asnjë rast tjetër që nga 97 është llogaritur që në Shqipëri të vijë një numër rekord vëzhguesish. Ata do të kenë një sfidë por mbeten vëzhgues të huaj, vijnë me kulturë demokratike të atyre vendeve por janë të huaj dhe nuk e njohin territorin në Shqipëri. Ata janë të informaur për çështje që kanë të bëjmë me votimin familjar, fotografimin e votës, futje nga jashtë të fletëve të votimit, leximi i votës nëpërmjet pozicionit të brrylave.  Dua tu them që FRD është e vendosur, e organizuar, madje edhe shumë fort në numër e cilësi, ne mbështetje të atyre që sipas ligjit i lejohen për vezhguesit qe i kemi shtrire ne gjithe vendin, për të shtruar infrastrukturën e monitorimit të votes. Nuk do lejojmë qoftë dhe një moment të shkelje të ligjit, nëse do tentohet të cënohet sadopak qoftë integriteti i njerëzve, qoftë i votës, unë i siguroj që ne atë votë që na japin qytetarët do ta garantojmë me mjetet demokratike të vetëmbrojtjes. Ajo që ne shohim në terren, flet për një mbështetje pa imponim, naturale të programit tonë” tha Topi.Topi, duke mbështetur raportin më të fundit të Amnesty International për fondet e partive ka theksuar se më shumë se kurrë duhet që financimet e partive të bëhen transparente.