Kolegji pranon kërkesën e PS, rrëzohet kërkesa e PD për numërimin në Dermenas

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e PS për vendin e numërimin te votave në Fier. Kolegji Zgjedhor ka vendosur që votat e KZAZ 59 të numërohen në qytetin e Fierit dhe jo Dermenas.PS kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ që parashikonte që numërimi i votave te kesaj KQZ të bëhej në shkollën e mesme bujqësore "Rakip Kryeziu", ne Dermenas.PS propozoi nje variant tjetër, në një ambient publik në një zonë afër qytetit, kërkesë që u pranua nga Kolegji.Avokatët e PS ne Kolegj, Eridian Salianji dhe Koli Bele thane se numërimi i votave në Dërmenas mund të krijonte probleme ne zgjedhjet e 23 qershorit.Pas vendimit të Kolegjit, avokati i PS, Salianji tha se PS kërkon numërim të votave në qytet, ndërsa PD në fshat.