Berisha: Tirana i preu faturën për në autobuzin mavi ish-kryetarit Rama
Kryeministri Berisha ka akuzuar sot ish-kryetarin e bashkisë së Tiranës Edi Rama se ka lënë në baltë qytetarët e Tiranës gjatë qeverisjes 11-vjeçare.Ndërsa ka marrë pjesë në inagurimin e bulevardit “Petro Nini Luarasi” kryeministri theksoi se gjatë qeverisjes së tij u asflatuan vetëm 3 segmente kryesore të kryeqytetit ndërsa periferia e Tiranës u la në harresë."Tirana është një qytet që ndërton çdo ditë një të ardhme më të mirë për banorët e saj. Për qytetetarët e Tiranës që me votën e tyre i prenë faturën për në autobuzin mavi ish-kryetarit u them se çelet një kapitull i ri për Tiranën e tyre, për Tiranën e mbarë shqiptarëve pasi siç e dini në 11 vite u punua vetëm me tre akse dhe u injorua gjithçka tjetër, aty ku ishin 80% e banorëve, ndjehesha keq sa herë lexoja shtypin se po të dalësh jashtë qendre zbret në baltë dhe rrugë të rrënuara. 250 km të paasfaltuara, ne do ti asfaltojmë ato brenda dy viteve që vijnë sado të kushtojnë. Ne po bëjmë gjithçka që edhe fshatrave ti japim infrastrukturën e kryeqytetit, po kur ky ka rrugë me baltë është e papranueshme, angazhohem se investimet do bëhen për Tiranën e ëndrrave tuaja” tha Berisha.Kryeministri premtoi gjithashtu investime të mëdha në Tiranë brenda 2 viteve të mandatit qeverisës ndërsa nuk la pa sulmuar edhe kundërshtarin e tij politik.“Jam këtu për tu angazhuar se investime të mëdha do të bëhen këto vite për Tiranën e ëndrave tuaja. Po bëhet një fushatë elektorale e qytetëruar në të cilën ne po shpalosim në mënyrën më konkrete alternativën tonë për zhvillimin e mëtjeshën, për infrastruktrën moderne, për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ne po shpalosim në mënyrë konkrete alternativën tonë, ndërkohë që ka një fushatë tjetër që bazohet në sharje e shpifje." tha Berisha.Berisha: Dy gishtat, buqeta e shkëlqyer e fitoresDuke iu kthyer edhe njëherë debatit për ‘dy gishtat’, Berisha ka ftuar qytetarët të përshendesin në këtë mënyrë njëri-tjetrin.“I jap një përgjigje për gjithë vendin, thirrjet që shoferi i autobusit i bëri demokratëve dhe gjithë atyre që në mënyrën më të qytetëruar me dy gishta lart shembën diktaturën e etërve të tij, fton demokratët që këto dhjetë ditë të përshëndesim njëri tjetrin sa më shumë me dy gishtat lart. Ajo është buqeta më e shkëlqyer e fitores” tha Berisha.Basha: Do vijojmë me investimet. Larg luftës politike