Kukës, lihet i lirë biznesmeni Hajdin Sejdia

Është lënë i lirë nga togat e zeza të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Kukës,biznesmeni Ajdin Sejdia i akuzuar për mashtirm financiar, i cili u prangos në muajin prill në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinit në Kukës.Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se Ajdin Sejdia, i kërkuari për veprën penale të mashtrimit financiar, është lënë i lirë në praninë e avokatit të tij dhe familjarëve që kanë qenë duke pritur të afërmin e tyre përpara gjykatës së Kukësit.Në fakt shkak për lirimin eshte bërë mungesa e kërkesës për ekstradim të tij nga ana e Emirateve të Bashkuara, sepse e kishin konisderuar si një cështje të mbyllur, duke bërë që Prokuroria të kërkojë lirimin e Sejdisë.Sapo togat e zeza kanë vendosur në favor të tij, Ajdin Sejdia është drejtuar për në dhomat e paraburgimit, në komisariatin e Kukësit, për të kryer të gjitha proçedurat e lënies së burgut.Ajdin Sejdia prej kohësh ka qenë person i njohur nga drejtësia, pasi vite më parë është ekstraduar nga Zvicra për llogari të INTERPOL-it shqiptar. Ai akuzohej se kishte mashtruar disa persona me shuma të konsiderueshme monetare.