Raporti i TIA-s: Partitë politike fshehin financat e tyre

Një raport i Transparency International shuan premtimin e partitve politike, atë të qeverisjes me transparencë.Raporti studimor i organizatës konstaton se subjektet politike në Shqipëri i fsheshin financat e tyre si tek anëtarësia edhe tek publiku i gjerë.Analiza e TIA-s mbi ndikimin e parasë në politikë, vlerëson se Shqipëria ka në kuadër të mirë ligjor për fiancimin e partive,por zbatim të dobët në praktike, çka e vlerëson vendin tonë me 5.9 pikë nga 10 maksimalet.Në këto kushte, TIA kërkon ndërhyrje në ligjin për partitë politike për të rregulluar publikimin e të ardhurave nga vetë partitë.TIA në raportin studimor ka analizuar edhe raportet financiare të dorëzuar në KQZ gjatë 2012 sipas së cilës PS, PBDNJ, LSI kishin dorëzuar për periudhën vjetore, ndërsa PD-ja vetëm për periudhën e fushatës.Duke i kujtuar se është organi përgjegjes për mbikqyrjen e financimit të partive, e TIA i ka bërë apel KQZ-së të garantojë raporte të plota mbi të ardhurat dhe shpenzimet e subjekteve politike.