Rama:Berisha gënjen, heqja e TVSH-së nuk dëmton ekonominë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një “kënd fjale” në qytetin e Gjirokastrës.Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama i cilësoi si gënjeshtra deklaratat e kryeministrit Berisha se heqja e TVSH-së për ushqimet bazë dëmton ekonominë.“Është e pavërtetë ajo që thotë Berisha, që heqja e TVSH për ushqimet shkatërron prodhimin vendas. Ai ka kaq kohë që thotë do sjellim ujin, por uji mungon pasi mungon vetë shteti” tha Rama.