Zgjedhjet, Policia e Shtetit kalon në shërbim të përforcuar

Duke filluar nga sot e deri në përfundim të zgjedhjeve, Policia e Shtetit kalon në shërbim të përforcuar për ruajtur qetësinë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj, firmosi sot urdhrin për gatishmërinë e uniformave blu deri në përfundim të procesit zgjedhor.Në sajë të masave të marra, mësohet se efektivët e policisë do të jenë me turne 12-orëshe.Disa ditë më parë, gjatë një takimi me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu, Burgaj e siguroi atë se strukturat e policisë do të zbatojnë ligjin.