Nuk lëvrohet fondi nga MF, partitë politike fushatë më "xhepat bosh”

Partitë politike nuk kanë marrë ende fondet për fushatën zgjedhore parlamentare duke shkelur afatin e vendosur në kodin zgjedhor. Në bazë të ligjit përcaktohet se fondi i përcaktuar për t'u shpërndarë i jepet secilës parti jo më vonë se 5 ditë nga regjistrimi i listave shumemërore, apo kandidatëve për kryetar të njësive të qeverisjes vendore të partisë përkatëse.Komisioni Qendror Zgjedhor edhe pse me vonesë miratoi para disa ditëve ndarjen e këtyre fondeve për fushatën e 23 qershorit, e megjithatë edhe pse kanë mbetur vetëm 12 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve ende subjektet politike nuk kanë marrë asnjë lek.Ndërkohë që Ministria e Financave shpjegon se fondi do të çelet urgjentisht sapo të zbardhet vendimi i Këshillit të Ministarve për një shtesë fondi për Komisionin Qendror Zgjedhor për këtë çështje.Sipas drejtorit të politikave në Ministrinë e Financave, Dorian Teliti, në vijim të vendimit të parlamentit është përgatitur VKM për shtesë fondi, e cila pritet të zbardhet shumë shpejt duke bërë të mundur edhe dorëzimin e fondeve partive politike.Nga fondi prej 65 milionë lekësh të reja, PS-ja pritet të përfitojë mbi 26 milionë lekë, ndërsa PD-ja mbi 25 milionë lekë.LSI pritet të përfitojë 3.1 milionë lekë të reja, PR 1.2 milionë lekë të reja. Me vlera më të ulëta vijojnë partitë e tjera të cilat kanë siguruar një numër më të vogël votash në zgjedhjet e kaluara. Pjesa e mbetur nga fondi 65 milionë lekë do t'u shpërndahet 53 partive të tjera politike. Të gjitha këto parti të mbetura do të marrin nga 61 mijë lekë.Subjektet politike ankohen për vështirësi në zhivillimin e fushatës dhe kërkojnë shpëndarjen e këtyre fondeve sa më pare, duke qenë se tashmë po i vjen fundi fushatës dhe ato fonde nuk do t’i hyjnë më në punë.