Tiranë, sherr me rojet e kazinosë, plagosen me armë 2 vëllezër

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së dielës pas një sherri në një kazino në rrugën “Dervish Hima”. Mësohet se të plagosurit me armë zjarri janë Arben dhe Erand Dogjani.I gjithë sherri ka nisur në brendësi të kazinos ku dy vëllezirit kanë humbur sasi të mëdha parash. Pas kësaj ata kanë kërkuar ti rifitojnë përsëri paratë duke u konfliktuar me rojet e sigurisë duke i goditur ata me sende të forta dhe plagosur njërin prej tyre.Ndërsa dy të tjerët kanë nxjerrë armët duke qëlluar disa herë në drejtim të dy vëllezërve Dogjani duke i lënë të plagosur.Ndërkohë që vetëm pak minuta pas ngjarjes forcat e policisë kanë mundur të ndalojnë edhe dy autorët e plagosjes në afërsi të zonës së Freskut. Të plagosurit janë dërguar për në spitain Ushtarak ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.