Berisha në Velipojë: Investime në turizëm gjatë mandatit të ardhshëm
Kryeministri Berisha premtoi investime më të mëdha në turizëm për ta shndërruar atë në një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.Në një bashkëbisedim me banorët e Velipojës, kryeministri Berisha vlerësoi edhe arritjet e bëra gjatë këtyre viteve në turizëm duke dyfishuar numrin e turistëve të cilët vizitojnë vendin tonë."Në këto pak vite ne ia kemi dalë sëbashku të shndërrojmë turizmin në një degë kryesore të ekonomisë tonë. Ne erdhën nga një vend i panjohur në rrafshin turistik duke e çuar në 4.7 milionë numrin e turistëve vitin e kaluar por ne do ta dyfishojmë turizmin gjatë 4 viteve që do të vijnë. Sot ne në sektorin e turizmit janë të punësuar direkt dhe indirekt rreth 15 mijë persona po potenciali për punësim të mëtejshëm është shumë herë më i madh. Prandaj ne kemi ndërtuar infrastrukturë moderne në të gjitha brigjet e deteve dhe liqeneve tona. Ne jemi të vendosur të investojmë infrastrukturën turistike me përparësinë më të madhe, për përgjysmimin e të gjitha taksave për operatorët dhe agjensitë turistike, çka do të thotë më shumë investime” tha Berisha.Berisha:Pronari i digave do paguajë të përmbyturit