Aksident në aksin Sukth-Manëz, makina përplas për vdekje kalimtaren

Rrugët e vendit janë përgjakur sërish nga aksidentet automobilistike. Kështu gjatë paradites së të hënës nje aksident me pasojë vdekje eshte shenuar ne aksin rrugor Sukth- Manez, ku nje e moshuar ka humbur jeten ndersa tentonte te kalonte ne krahun tjeter te rruges.Sipas burimeve policore një automjet tip Benz i drejtuar nga shtetasja Valbona Lokaj banuese ne Komunen Sukth ka aksidentuar për vdekje shtetasen Lile Nika, banuese ne lagjen Stalla te komunes se Sukth.Sipas te dhenave te para policore viktima ka qene kembesore dhe eshte goditur nga automjeti i tipit Benz ne rruge, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Me pas automjeti ka humbur kontrollin duke u perplasur ne krah te rruges.Si rrezultat i perplasjes ka mbetur i plagosur dhe nje shtetas tjeter qe ndodhej ne automjetin e tipit Benz, kurse nga ana tjetër drejtuesja e mjetit nuk eshte demtuar fizikisht, por ka pësuar një goditje të rëndë psikologjike pas aksidentit.Nga ana e bluve të Durrësit po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa drejtuesja e mjetit 23- vjeçarja Lokaj është shoqëruar në komisariat për të dhënë detajet e nevojshme.