PBDNJ denoncon: PD, shkarkime nga administrata për motive politike
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut akuzon PD dhe Megan se përmes shantazheve po tentojnë të përçajnë minoritetin grek.“Me ate kesaj deklarate, denoncojme dhe denojme veprimet shantazuese dhe presionet e partise ne pushtet, e cila ne bashkepunim me instrumentit e vet politik, e ashtuquajtur partia Mega, shkarkojne nga detyra punonjesit e shtetit per motive politike. Sjellim ne vemendjen tuaj, rastin tipik te zotit Thoma Kallojeri, inspektor ne zyren e Inspektoriatit Shteteror te Punes Sarande, i cili eshte shkarkuar nga detyra per arsye te bindjeve politike” thekson PBDNJ në një deklaratë për mediat.Sipas PBDNJ-së partia qeverisese permes instrumentit te saj, ushtron presion te vazhdueshem me qellim percarjen e Minoritetit Etnik Grek.“Deshirojme tu percjellim ketyre instrumenteve percares mesazhin se: Diktatura e e Berishes dhe sherbetoreve te tij politik, do te marre fund me 23 Qeshor dhe te gjithe te larguarit do te rikthehen ne detyre menjehere pas nderrimin e pushtetit” përfundon deklarata.