“Rally Albania” ndalon në Pogradec
Edicioni i nëntë i “Rally Albania” ka vijuar duke bërë ndalesën e radhës në Pogradec. Ne diten e tij te dyte 130 garuesit nga e gjithe bota mes tyre edhe shqiptarë kane pershkuar itenerarin nga Golemi i Durresit per te kalur nga Peshkopia, Mati dhe shume zona te tjera per te ardhur drejt Pogradecit. I pari qe ka arritur ta mbylle garen ne finishin e Pogradecit eshte 27-vjeçari nga Republika çeke Andrei Kremsiv."Une quhem Andrei Kremsiv jam 27 vjeç dhe vij nga Çekia e kam per here te pare qe vij ne shqiperi dhe qe marr pjese ne kete gare,me pelqen jashte mase ,un garoj me motor. Ajo çka kam pare gjate gjithe atyre kilometrave ka qene diçka fantastike, nje terren mjaft i veshtire por mjaft i bukur, u rrezova dy here por munda qe serish te vij i pari. Tani pas kesaj gare shpresoj te behem pjese e Rally Dakar"tha ai.Stafi organizator ka pajisur me GPS te gjithe garuesit, që tregon edhe vendodhjen e tyre gjate gjithe kohes. Endri Prespa eshte nje prej organizatoreve, i cili ne fakt vitin e kaluar ka qene edhe vete garues, ai kontrollon dhe monitoron sistemin GPS.“Rally Albania” nuk perfundon ketu , pasi garat vijojnë në Voskopojë dhe siç thone edhe organizatoret perveçse pasionit per keto gara ekstreme ky lloj kompeticioni synon te nxjerre ne pah edhe vlerat kulturore e natyrore te Shqiperise .