Plagosen dy vëllezër, ngjarja pas një sherri për motive banale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2013, 22:35
Një ngjarja e rëndë është shënuar në kryeqytet vetëm disa minuta më parë. Dy vëllezër, Arben dhe Erand Dogjani janë plagosur me armë zjarri pas një sherri për motive banale. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në një pikë bastesh sportive në rrugën "Dervish Hima".Mësohet se personi që ka marrë plagë me armë zjarri është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak.Mësohet se në sherr janë përfshirë dy vëllezërit Erand dhe Arben Dogjani, si dhe punonjësit e një firme private, që ruanin kazinonë, ndërkohë autoritetet po punojnë për të zbardhur ngjarjen.