Malaj reagon në Sarandë: Nuk do e këmbej mandatin me post apo karrige

Kandidati i pavarur, Arben Malaj, ka çelur fushatën elektorale në Sarandë.Malaj që në fillim të fjalës së vet u shpreh se mandati i tij si i pavarur do të jetë një mandat që kurrë nuk do të shitet për ndonjë karrige qeveritare, do të jetë mandat që kurrë nuk do të ushqejë apo mbështesë ngërçe ose kriza politike.Malaj e ka mbyllur takimin duke mos lënë mënjanë edhe integrimine vendit në BE, duke thënë ndër të tjera se pa u demokratizuar partitë politike nuk do të ketë ndryshime rrënjësore të vendit.