KiE monitorim fushatës, delegacioni me 6 anëtarë sot në Tiranë

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës pritet të zbarkojë sot në Tiranë për një qëndrim dyditor, nën misionin monitorues për procesin parazgjedhor.Detyrë parësore e delegacionit të kryesuar nga ish-parlamentari italian Luca Volonte dhe të ndjekur nga Alina Stefania Gorghiu,Petros Tatsopoulos, bashkëreporterët për monitorimin e Shqipërisë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, do të jetë vlerësimi i legjislacionit elektoral dhe zhvillimit të fushatës zgjedhore.Në vizitën dy ditore në vendin tonë, ku delegacion do të zhvillojë takime me presidentin Buajr Nishani, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e KQZ-së Lefterie Lleshi, krerët e partive politike pjesmarrëse në këto zgjedhje, përfaqësues të trupit diplomatik dhe shtypin, si edhe me personalitete të shoqërisë civile.Vëzhguesit do të mbajnë një konferencë për shtyp, e cila është planifikuar për të martën 11 qershor në orë 18:30 në Hotel Rogner.Ky mision para monitoruese do të pasohet nga një mision tjetër i KiE për zgjedhjet e 23 qershorit, i përbërë nga 27 anëtarë.