Greqia kërkon finacime urgjente, pa mbërritur afati
Greqia do te inicioje shpalljen e ofertes urgjente per te mbledhur fonde nga tregjet financiare ne rast se nuk arrin te marre nje tjeter kest ndihme shpetimi ne kohe per te shlyer borxhet e saj. Te marten pritet prej saj leshimi i obligacioneve, te ripagueshme nga nje ne tre muaj, per te mbuluar pagesen e borxhit qe pritet te kerkohet te premten.Ceshtja e fondeve behet me qellimin e krijimit te 3.12 bilion eurove ne ndihme te vendit per te paguar kreditoret per borxhin e marre prej 4 bilion eurove. Greqia po negocion per te siguruar ndihme me vlere deri ne 31.5 bilion euro nga Bashkimi Europian dhe Fondi Momnetar Nderkombetar.Pa sigurimin e ketij fondi, Greqia e rene thelle ne borxhe do te perballet me falimentimin. Manos Chatzidakis, nje analist i kompanise se Sigurimeve Beta ne Athine, tha se ankandi 4 javore i thesarit ishte nje hap i pazakonte, por mese i nevojshem. Ajo do te mbaje gjalle Athinen derisa lideret e Eurozones te takohen ne 26 nentor per te miratuar pagesen e kredive te fundit te shpetimit.Pavaresisht se Parlamenti i Athines miratoi masat shternguese, jashtezakonisht jo te pelqyera nga popullsia, BE, Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Qendrore EuropIane jane ende ne shqyrtim te financave te vendit."Ky financim i planifikuar perpara vendimit te 26 nentorit, sherben per te siguruar se nuk ka asnje problem me shlyerjen e huamarrjeve. Perben nje forme financimi ure dhe ka thjesht nje rol teknik ne kete ceshtje" - tha Chatzidakis.