Topi-banorëve: Kamza jo bastion i izoluar, ti japim fund xhelalëve në bashki e qeveri

Bamir Topi i shoqëruar nga stafi i shtabit zgjedhor të qarkut Tiranë zhvilloi një takim entuziast në bashkinë e Kamzës. Pasi prezantoi kandidatin e FRD për Kamzën Kujtim Shera, kryetari Topi shprehu vlerësimet për banorët të cilët pavarësisht se e kanë prejardhjen nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, bashkjetojnë në harmoni.“Të ardhurit janë pasuri për Tiranën, ndërkohë që pushteti i vë krahinat kundër njëra-tjetrës”u shpreh kryetari i FRD-së.Duke folur për shpenzimet e mëdha dhe fushatën e dhunshme të partisë në pushtet Topi u tha qytetarëve:“Rruga Tiranë-Kamëz është shndrruar në një rrugë të mbushur me flamuj e surretër politikë, ndërkohë që flamuri kombëtar është bërë fije fije. Ti japim fund në 23 qershor modelit abuziv të xhelalëve në Kamëz dhe xhelatëve në qeveri”.Ai akuzoi pushtetin aktual se e ka trajtuar Kamzën si një vend të izoluar të cilin e përdori kur pati nevojë dhe e braktisi kur banorët e Kamzes kishin nevojë për të.“Kryeministri vjen në Kamëz sa hërë ka nevojë e sa hërë është në hall”. FRD e konsideron Kamzën pjesë natyrale të kryeqytetit dhe duhet të lidhet me Tiranën nëpërmjet një unaze” –theksoi ai.Kryetar i FRD-së u bëri thirrje miqësore banorëve të Kamzës duke u thënë:“Qëndroni larg provokimeve që sjell politika e Tiranës, votoni për veten sepse vota juaj është shumë e rëndësishme. Kutia e votimit është kutia e të ardhmes suaj, prandaj votoni për ti dhënë fund tranzicionit, fund politikës së vjetër.”