Fundjavë e përgjakur, 2 aksidente me 2 të vdekur

Rrugët e vendit u përgjakën edhe këtë të dielë nga aksidentet automobilistike, ku për pasojë në dy ngjarjeve të ndryshme humbën jetën 2 persona dhe 1 tjetër mbeti i plagosur.Aksidenti i parë u shënua në dalje të qytetit të Kukësit, ku një makinë tip Benz me targa të Kukësit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë, në afërsi të fshatit Kolsh.Për pasojë të aksidentit humbi jetën 22 vjecari Edison Ollmani 22 vjeç, ndërsa i plagosuri Abedin Lleshi, 18 vjeç.Ky i fundit është dërguar në gjendje të rëndë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë e lëvizjes.Vetëm pak minuta më pas një tjetër aksident me vdekje u shënua në aksin rrugor Lezhë -Shkodër. Bashkim Shahini, rreth 45 vjec u përplas për vdekje nga një automjet, ndërsa kishte dalë në anë të rrugës për të tregtuar produktet e tij bujqësore.45- vjecari nuk mundi tu rezistonte plagëve të marra nga përplasja që i shkaktoi mjeti me targa AA 671 AC që drejtohej nga Tonin Nota. Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë humbja e kontrollit të mjetit, ndërsa për pasojë edhe drejtuesi i mjetit ka marrë plagë nga përplasja.Pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë së Lezhës që nisën procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë me pasoja fatale.