Gjukanoviç mandatohet për formimin e qeverisë së re malazeze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2012, 17:20
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, i ka besuar Millo Gjukanoviçit mandatin për formimin e Qeverisë së re malazeze, raportojnë mediat në Podgoricë. Sipas tyre, kjo ka qenë kërkesë e partisë së Gjukanoviç.Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), në zgjedhjet e 14 tetorit, ka fituar 39 ulëse në Kuvend dhe, për të arritur shumicën parlamentare, ka formuar koalicion paszgjedhor me partitë e popujve pakicë.Qeverinë e ardhshme, përveç DPS-së, do ta përbëjnë edhe Partia e Boshnjakëve, Iniciativa Qytetare e Kroatëve dhe Koalicioni Shqiptarëve.Gjukanoviç ka kaluar më shumë se dy dekada në funksionet shtetërore. Në vitin 2010 ai është tërhequr nga posti i kryeministrit për t’i pasuar detyrën Igor Llukshiqit.