Kouchner: S`kam dëgjuar kurrë për “Shtëpinë e verdhë”

Ish-ministri i Jashtëm i Francës dhe shefi i administratës së UNMIK-ut në Kosovë në periudhën e parë të vendosjes së administratës së Kombeve të Bashkuara pas 12 qershorit të vitit 1999, Bernard Kouchner, ka mohuar se ka dëgjuar ndonjëherë për të ashtuquajturën “Shtëpi e verdhë” në Shqipëri, ku sipas pretendimeve të Dick Martyt, është bërë trafiku i organeve të serbëve të zënë rob nga ana e UÇK-së.“Unë kurrë nuk kam dëgjuar për trafik organesh kur kam qenë në detyrë (shef i administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK). “Tani keni EULEX-in këtu, ata janë në detyrë, janë profesionist dhe mund t’i pyesni ata. Unë kurrë nuk e kam parë këtë “shtëpi të verdhë, të gjelbër apo të purport. Kemi pasur 45 mijë ushtarë në rajon, përfshirë edhe Shqipërinë; kishim policinë dhe gjithë stafin ndërkombëtar dhe asnjëherë nuk dëgjuam për këtë trafik organesh”, u ka thënë mediave Kouchner, gjatë një qëndrimi në Prishtinë.