Nikolliç: Kushtet i plotësojmë, Kosovën s’e pranojmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2012, 13:45
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka deklaruar se vendi i tij do t’i përmbushë të gjitha kushtet e Bashkimit Evropian, por nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës.Ai i ka bërë këto komente në Athinë, ku ka takuar homologun grek, Karlos Papulias.Nikoliç ka thënë se ruajtja e sovranitetit të Serbisë, është interes kombëtar.Papulias ka shprehur mbështetjen e Greqisë për integrimin e Serbisë në BE, duke thënë se politikë e vendit të tij është stabiliteti dhe paqja në rajonin e gjerë të Ballkanit.Greqia është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar bisedime për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.