Timori Lindor njeh pavarësinë e Kosovës

Timori Lindor njeh pavarësinë e Kosovës.Lajmi konfirmohet nga ministri i jashtëm kosovar Enver Hoxhaj  i cili ka theksuar se ka pranuar një letër nga Ministri i Jashtëm i Timorit Lindor, Jose Luis Guterres, përmes së cilës ky shtet njeh pavarësinë e Kosovës." Timori Lindor ndan eksperienca të përbashkëta dhe solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e Kosovës. Kam nderin që t'u përcjell juve, dhe përmes juve Qeverisë së Kosovës, se Qeveria Demokratike e Timorit Lindor njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Me këtë njohje formale është dëshira ime që Timori dhe Kosova mund të lidhin marrëdhënie diplomatike sa më parë", thuhet në letrën dërguar Ministrit Hoxhaj.Në këtë letër po ashtu thuhet se Timori Lindor shpreh urimet e përzemërta popullit të Kosovës për progresin e arritur.Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj me 15 shtator ka vizituar Timorin Lindor, ku ishte pritur nga përfaqësues të lartë të këtij shteti.