Murriqan, kapen 26 kg drogë, arrestohet 22-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2012, 13:42
Rreth 26 kg kanabis është sekuestruar sot në pikën kufitare të Murriqanit.Burime nga policia bëjnë me dije se droga është sekuestruar gjatë një kontrolli në një automjet i cili drejtohet nga një 22-vjeçar ndërsa mësohet se është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit.Sipas policisë është arrestuar 22-vjeçari Amant Sadikaj i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.Dyshohet se lënda narkotike kishte si destinacion Italinë ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.