Nis rikonstruksioni i çerdhes nr. 30 në kryeqytet, Basha inspekton punimet

Bashkia ka nisur rikonstruksionin e cerdhes nr. 30 në laprakë. Kjo cerdhe e ndërtuar në vitin 1968 ka patur vetëm një ndërhyje në 2002 dhe nevoja e saj për rehabilitim ka qënë emergjente. Bashkia e tiranës ka nisur punën dhe kryebashkiaku Lulzim Basha gjatë inspektimeve u shpreh se ndjen keqardhje që në vitin 2012 është ende domosdoshmëri kthimi në normalitet i objekteve arsimore të Tiranës.“Nuk mund të mos shpreh brengosjen time, që vëmendja e Bashkisë së Tiranës në vitin 2012 detyrohet të jetë e përqendruar në riparime kaq të thella dhe kthimin në standard normal dhe jo në përparësimin me programet arsimore apo me absorbimin e praktikave më të mira mësimore dhe kjo për faktin e thjeshtë se situata në këto objekte, ashtu siç e shikoni edhe ju, siç e shikojnë edhe qytetarët, është e lënë pas dore për një kohë të gjatë dhe kërkon të gjithë vëmendjen, fondet dhe energjinë që ne po i përkushtojmë sot”tha ai.Bashkia ka nisur një projekt që brenda 1 viti në çerdhe e kopshte do të ketë ngrohje qendrore me materiale të riciklueshme dhe në këtë rast i referohet ngrohjes me peletë- tallashë ose me bërthama e mbetje ulliri.Kjo çerdhe, ashtu si dhe katër të tjerat në të cilat po punohet aktualisht, i është nënshtruar një rikonstruksioni total. Projekti me vlerë rreth 21 milionë lekë parashikon rehabilitimin në ambiente të brendshme, fasadë, si dhe një dhomë të vecantë për mjekun.