Ekspertët për normën e interesit: Të ulet për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë

Norma bazë e interesit duhet të ulet më tej për ti dhënë frymëmarrje ekonomisë. Eksperti i njohur Zef Preci shpjegon se rritja e depozitave dhe ulja e kredive është një tregues ngërci në ekonomi. Sipas Precit kërkesa e Konfindustrisë për ulje të normës së interesit është e drejtë.Ndërsa përsa i përket buxhetit 2013 Preci deklaron se është e nevojshme që të bëhet kujdes me shpenzimet , duke përmendur faktin se viti që vjen është vit elektoral.Banka e Shqipërisë ka bërë disa ulje të normës bazë të interesit, por pavarësisht kësaj kredidhënia në sistemin tonë bankar vijon që të mbetet e paktë.