Aksident në Gjirokastër, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur sot në mëngjes në rrugën Gjirokastër-Derviçan, pas përplasjes së dy makinave.Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30 në vendin e quajtur kthesa e Kordhocës, ku dy automjete njëra me targa AA 740 BP  dhe tjetra taksi Gj 254 A janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë taksia ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës.Për pasojë kanë gjetur vdjejen Rigers Pjetrushi, 32 vjeç, ishte gjyqtar i ndeshjes Luftëtari-Kruja dhe Ilirjan Xhemali, 53 vjeç u cili po udhëtonte drejt Kakavijës ndërsa janë plagosur  Glodian Vargu, 29 vjeç nga Lezha, Edvin Hoxha 35 vjeç nga Lezha, gjyqtari kryesor i ndeshjes Luftëtari - Kruja,  Ridiger Çokaj 28 vjeç nga Lezha, gjyqëtari anësor, Ritvan Ponde 35 vjeç nga Gjirokastra, Xhemal Lamko 60 vjeç si dhe Adriatik Liti 61 vjeç.Sipas hetimeve paraprake  mësohet se shkak për aksidentin është humbja e kontrollit të automjetit tip Volksëagen, çka ka sjellë për pasojë edhe përplasjen me automjetin tip Benz.Vdes në aksident gjyqtari, FSHF shtyn SuperligënFutbolli shqiptar është tronditur nga vdekja aksidentalisht e gjyqtarit, Rigers Pjetrushi.FSHF-ja ka lajmëruar se ka shtyrë ndeshjet e Superligës të parashikuara për sot dhe sipas saj këto ndeshje do të luhen ditën e mërkurë.