Bushati: Bllokimi i statusit nuk lidhet me opozitën, por me qeverinë e Berishës
Pavarësisht ofertës nga Kryeministri i vendit, opozita mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj lidhur me qarkun e Fierit, s’ka marrëveshje politike mbi vendimet e prera të gjykatave. Kjo është konfirmuar sëfundmi nga deputeti i PS-së, njëherësh sekretar për cështjet e integrimit, Ditmir Bushati gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë rozë. Bushati ka hedhur poshtë edhe akuzat e Kryeministrit se bllokimi i integrimit mban emrin PS, ku ju referua ketu edhe qëndrimit zyrtar të qeverisë së Hollandës, e cila kushtëzon dhënien e statusit kandidat me fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër krimit e korrupsionit dhe me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare të vitit 2013.“S’mund të ketë marrëveshje politike mbi vendimet e formës së prerë të gjykatave. PS ka kontribuar dhe do vazhdojë të konfirmojë për përparimin europian të Shqipërisë. Por nëse përparimi tek integrimi ka ngecur qëndron vetë tek shqetësimi i qeverisë hollandeze, mosbatueshmëria e ligjit. Në lidhje me qëndrimin e qeverisë hollndeze si ne ashtu edhe mazhoranca ndajmë të njëtin informacion, qëndrimi i Hollandës ka qenë më i zëshëm për cështje që Shqipëria duhet të adresojë. Keyesorja ka të bëjë me shtetin e së drejtës, zgjedhjet, korrupsionin, është spekulim i madh të bësh sikur nuk e njeh këtë realitet, aq më tepër ti kundërvihesh këtij realiteti. Adresimi i cështjes së drejtës, duke zhbllokuar qarkun e Fierit do të ishte një sinjal pozitiv përballë ndërkombëtarëve” tha ai.Duke iu referuar deklaratës së një dite më parë të kryeministrit Berisha, se opozita ka kaluar 22 ligje dhe mban peng 3, Bushati teksa e konsideroi një tjetër mashtrim dashakeq të Kryeministrit, shtoi se problemi s’qënron në moskontribuimin e opozitës në kalimin e ligjeve, por në morealizimin e detyrave nga qeveria.“Është një mashtrim dashakeqës i Kryeministrit, PS ka kontribuar jo vetëm për 22 ligjet që thotë Kryeministri, është qeveria që ska bërë si duhet detyrat në një sërë cështjesh. Gabimisht ai ngatërron ligjet me detyrimet që duhet të realizojë qeveria e tij” u shpreh Bushati.Më tej Bushati kerkoi nga Kryeministri Berisha qe te lejoje zgjedhje te ndershme dhe te luftoje korrupsionin, pasi vetëm kështu mund të përshpejtojë ëndrrën europiane të shqiptarëve.Nje dite me pare Kryeministri Berisha ftoi kryetarin e opozitës, Edi Rama, që të pranojë ofertën e bërë prej tij për të zgjidhur konfliktin për qarkun e Fierit përmes një mocioni. Numri një i qeverisë garantoi liderin e opozitës se këshilltarët e djathtë do të jenë të pranishëm për të garantuar kuorumin e duhur për një mocion në çdo qark.