Tiranë, nderohen ushtarët e rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore
“Medalja e Artë e Shqiponjës” është titulli që u ka akorduar presidenti i republikës Bujar Nishani për ushtarakët e huaj të Kommonwelthit (pas vdekjes, të cilët prehen në Parkun e Liqenit artificial në Tiranë.Në një cermeoni përkujtimore në nderim të 46 dëshmorëve britanik, sekretari i përgjithshëm i presidencës Bardh Spahia i ka dhënë titullin e lartë atashehut ushatarak britanik me motivacionin: "Në mirënjohje të aktit të tyre sublim, të sakrifikimit të jetës në emër të lirisë dhe të paqes së popujve gjatë Luftës së Dytë Botërore" Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi pas vdekjes "Medaljen e Artë të shqiponjës".Në cermoninë përkujtimore të të rënëve pranë memorialit britanik, ishin të pranishëm personalitete më të larta të vendit , kryeministri Sali Berisha, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, ministri i mbrojtjes Arben Imami, kryediplomati britanik në Tiranë Nikolas Cannon, të cilët kanë vendosur kurora me lule në memorialin e 46 të rënëve britanikë gjatë Luftës së Dytë Botërore.Ceremonia e përvitshme në nderim të 46 të rënëve britanik u organizua nga ambasada britanike edhe në kuadër të aktiviteteve për 100- vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Këto ceremoni zhvillohen çdo datë 11 nëntor, në orën 11:00, një simbolikë e vendosur nga Britania e Madhe, në nderim të Ditës së Kujtesës për të rënët e saj në këtë luftë.