Olldashi:Rruga Tiranë-Elbasan,përfundon në afat

Ministri i Transporteve dhe Punëve Publike Sokol Olldashi ka inspektuar autostradën Tiranë Elbasan. Olldashi tha se punimet vijojnë me ritme të kënaqshme dhe se fundin e pranverës së vitit të ardhshëm, rruga do të hapet për trafikun. Ministri nënvizoi se veprat e artit në autostradë, janë edhe pika më kritike e projektit."Vazhdojmë të jemi optimist që kalendari do të respektohet në të gjitha detajet e parashikuara deri tani dhe që ne do të arrimë atë që kemi objektiv kryesor, që rruga në fund të pranverës të hapet dhe të jetë e përshkrueshme në të gjithë gjatësinë e saj nga Tirana  deri në Elbasan duke i dhënë  formë kështu njërës nga veprave më madhore të infrastrukturës  së vendit, autostradës Tiranë -Elbasan, fillesës së Korridorit 8, por edhe njërit prej segmenteve më të rëndësishme për të lidhur qendrën, kryeqytetin e vendit me të gjithë pjesën Qëndrore dhe Juglindore të Shqipërisë" tha OlldashiNë dy segmentet përpara dhe pas tunelit, në drejtim të Tiranës dhe Elbasanit, volumi i punimeve të realizuara ka arritur në 32 dhe 33 përqind, ndërkohë që në tunel po vazhdohet me shtresën e brendshme të betonit, me ritëm prej 50 m ditë, paralelisht me instalimet e sistemeve të ndriçimit. Autostrada e re Tiranë-Elbasan pritet të hapet në pranverën e 2013-ës.