LSI as “po” as “jo” koalicionit me PS, Vasili: Nuk është koha për aleanca

Nuk është koha për të krijuar fronte politike me koalicionet zgjedhore , por është koha për të parashtruar alternativa për qytetarët. Kështu e ka komentuar ftesën e kreut të opozitës për të zhvilluar koalicion me bazë të gjerë, zëvëndës.kryetari i LSI-së Petrit Vasili.Gjatë një interviste për Ora News, Vasili thotë se nëse në 2009 kreu i PS, Edi Rama, e shihte veten të fortë për ti fituar zgjedhjet, tashmë ai po përpiqet të mbledhë sa më shumë parti rreth vetes.Sa i pëkret koalicionit me PD, Vasili thotë se ai ka funksionuar më së miri dhe do të vijojë deri ditën kur është nënshkruar marrëveshja mes dy forcave politike. Vasili përjashton opsionin e prishjes së kësaj marrëveshje deri në zgjedhjet e ardhshme.Një ditë më parë gjatë bashkëbisedimit me gazetarët shefi i qeverisë tha se koalicioni PD-LSI ka funksionuar më së miri duke bërë të mundur realizimin e reformave të kërkuara , ndërsa i cilësoi premtimet e mbajtura si një garanci për fitoren e një mandati të tretë qeverisës.