Zhvillimi i bujqësisë në Librazhd, Fondi Shqiptar i Zhvillimit nis asfaltimin e rrugës
Rrethi i Librazhdit prej kohësh vuan nga mungesa e infrastructures, kryesisht rrugët rurale. Duke e parë si një zonë ku bujqësia ka qënë prioritet, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur ndërhyjet në rrugët e fshatit Hotolisht dhe nga investimi përfitojnë 1500 banorë. Rruga Hotolisht - Frar është 6.2 km e gjatë dhe lidh qëndrën e komunës me lagjet periferike dhe rrugën nacionale Prrenjas -Elbasan.Rruga e vjetër ka qënë në gjendje shumë të keqe, e shtruar me çakull dhe me ujra të pasistemuara. Prej më shumë se 15 vitesh në këtë segment rrugor nuk ishte kryer asnjë investim për të përmirësuar gjendjen e saj, duke u bërë pengesë serioze për transportin normal të njerëzve dhe mallrave. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka inspektuar punimet e rrugës.Segmenti i ri rrugor është i pajisur me bankina anësore në të dy krahët prej 0.5 m. Rruga e re është zgjeruar dhe pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastruktures, përfshirë kanalizimet e ujrave të bardha, mure mbajtës, vepra arti, si dhe sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe horizontale.Fermerët e kësaj zone janë të njohur për prodhimet bujqesore dhe blegtorale, në mënyrë të veçantë për vreshtarinë. Infrastruktura rrugore e përmirësuar pritet të nxisë zhvillimin e bujqësisë, duke sjellë lehtësira të medha për transportin e prodhimeve drejt tregut të Prrenjasit, Librazhdit dhe Elbasanit.