Mungesa e Dantrolene Solik, vogëlushi Alimadhi u fut me risk në sallë

"Dantrolene", medikamenti që duhet ti injektohej 11 vjecarit në momentin e ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të komplikacioneve, nuk gjendet prej vitesh as në faramacitë e spitalit dhe as në ato private. Për shkak se raste të tilla janë të rralla në Shqipëri, ky medikament është pothuajse inekzistent.Kjo nuk ka ndodhur as për cmimin e lartë të këtij ilaci dhe as për mungesën e tij në tregun europian, por për shkak se në Shqipëri reaksione të tilla nga anestezia janë të rralla.Ekspertët e shëndetit thonë se inejktimi i Dantrolenës në kohën e komplikacioneve ka 10% të mundësive të mbante në jetë fëmijën, ndërsa mungesa e tij në 90% të rasteve çon në mortalitet. Ramazan Isufi , shefi i Kirurgjisë Maksilo-Faciale, thotë se për 11 vjecarin, edhe nga përdorimi i medikamentit analog, mortaliteti ishte i pashmangshëm.Dr. Isufi thotë se kjo ishte hera e dytë që fëmija operohej dhe se herën e parë që doktori e ka ndjekur si rast , nuk ka patur komplikacione të tilla.Mjeku kirurg thotë se shërbimi që ai drejton ka përballuar më sukes ndërhyrje që janë bërë për shkak të defekteve të lindura, apo si pasojë e aksidentit dhe në rastin e 11 vjecarit, që doktori u shpreh dhe ngushëllimet familjarëve, hipertermia malinje dhe komplikacionet i shkaktuan vdekjen.